Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar i dyshuari për dhunim të një burri me të meta psikike që ka ndodhur para tri ditësh në Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 06.02.2022 – 19:00. Lidhur me rastin, më 09.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës kishte raportuar ditë më parë për një rast dhunimi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku viktimë ishte një person me të meta psikike.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet me të meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.
E detaje të tjera lidhur me këtë rast ka dhënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 6 shkurt rreth orës 22:30.
“Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, ka thënë Gjurkaj.
Ai ka shtuar se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, u shpreh Gjurkaj. /Telegrafi/