Është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje 30 vite më parë në komunën e Deçanit.
Siç njofton Prokuroria Themelore e Pejës, dyshuari është ekstraduar ndërsa i është caktuar edhe masa e parburgimit.
Megjithatë për detaje të tjera mediat janë ftuar që të marrin pjesë në një konferencë që organizohet sot.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, për arrestimin/ ekstradimin/paraburgimin e një personi të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/