Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një 36-vjeçar nën dyshimin për vrasje në tentativ në një lokal në Prishtinë.

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

“Hetuesit rajonal kanë ndërmarrë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit prej tyre”.

Personi i arrestuar është  I. Q, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Te personat e njëjtë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator, 14 fishekë dhe një thikë.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati./Telegrafi/