Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjakovë – policia identifikon një viktimë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Gjakovë, si i dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Policia njofton se këtë vepër i dyshuari e ka kryer gjatë vitit 2023 dhe 2024.

Po ashtu, bëhet e ditur se është identifikuar një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar sipas procedurave.

“Gjakovë, 2023-2024, 21:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave”, thuhet në raportin policor.

Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/