Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në “Bregun e Diellit” – policia sekuestron granatë dore, AK-47 dhe fishekë

Një tentim vrasje kishte ndodhur ditë më parë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë. Rasti kishte ndodhur më 13 qershor.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të dyshuar.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje

“Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo po ashtu Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Ditë më parë policia përmes raportit 24 orësh kishte bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. /Telegrafi/