Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për sjellje arrogante në seancë gjyqësore

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull nga Gjilani.

Sipas raportit tëPolicisë, i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore, i pakënaqur me përmbajtjen teknike dhe të gjeturat e ekspertizës të ekspertit të lëmit ka filluar me sjellje arrogante dhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.

Në raportin policor thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/