Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të hënën ka identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 5 prill 2022, në Prishtinë.

Prishtinë 05.04.2022-13:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 13.06.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/