Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kryer grabitjen e armatosur që ka ndodhur të enjten në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Policia njofton se i dyshuari është personi me inicialet D.G.
I dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren dhe i njëjti është intervistuar. Në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës,janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:
-para që dyshohet se janë grabitur dhe vetura (Fiat – pikup), të cilën dyshohet se e ka shfrytëzuar i dyshuari. /Telegrafi/