Njësitet e policisë, sot gjatë ditës, konkretisht rreth orës 15:15, kanë arrestuar një të dyshuar për grabitjen që ka ndodhur në Hajvali në muajin shkurt.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Pas hetimeve intensive te bëra nga njësia e hetimeve rajonale e Policisë se Kosovës, në Prishtinë me datë 04.07.2019 rreth orës 15:15 në rrugën e Dubrovnikut është arrit të identifikohet një dyshuar i përfshirë në grabitjen që ka ndodhur në Hajvali në një pompë të derivateve, ku gjate këtij rasti nën kërcënimin e armës ishin grabitur para te gatshme në euro, me datën 04.02.2019”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, në konsultim me Prokurorin kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa hetime të tjera janë mbetur ende ne proces./Telegrafi/