Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

Njësitet policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 30 veprave penale të vjedhjeve në këtë qytet dhe fshatrat në rrethinë, të kryera gjatë muajve të kaluar.

Raportet e para flasin se G.V. 22 vjeç ka kryer së paku 30 vjedhje të rënda, kryesisht nëpër shtëpitë e personave të cilët gjinden në botën e jashtme, ku kryesisht kanë vjedhur televizorë, aparate teknike, stoli ari etj.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkëkryesin i cili është i njohur për policinë dhe janë duke u marrë veprimet policore për arrestimin e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e  ndalimit policor për 48 orë deri në kompletimin e lëndës. /Telegrafi/

Exit mobile version