Telegrafi

Arrestohet i dyshuari në Istog, pasi një person u ankua në polici se ia ka ngacmuar vajzën

Foto: Ilustrim

Një person nga Istogu është arrestuar këtë të premte nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas njoftimit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është ankuar një person se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari në fjalë.

Pas raportimit të rastit, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet.

“Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të  identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër”.

“Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’”, thuhet në komunikatën për media.

Si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë. /Telegrafi/