Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave sipas marrëveshjes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 17.02.2024, në Gjilan.
Tutje në raport thuhet se gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale disa dokumente, stoli-bizhuteri të dyshuara, etj.
“Më 29.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave sipas marrëveshjes. Gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa paisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/