Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë të enjtes një person, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga Policia e Kosovës.
Sipas komunikatës, stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 26.10.2021 rreth orës 22:30 kishte pranuar një informacion se në një rrugë të Ferizajt është një rast i lëndimit të rëndë trupor .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është mësuar se , për shkak të një mosmarrëveshje një person i ka shkaktuar personit tjetër lëndime të rënda trupore me një mjet të fort dhe i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, i lënduari ishte dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu transportuar më pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK), i cili po trajtohet ende atje.
“Policia, përkatësisht Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj, ishte në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intenzive në terren dhe informacioneve të siguruara, ka arritur që sot rreth orës 16:10 të arrestojë personin e dyshuar me inicialet L.B (M/K) i moshës 30 vjeçar. I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/