Telegrafi

Arrestohet i dyshuari i katërt për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për arrestimin e një 29-vjeçari që dyshohet për zjarrvënien në objektin e Gjykatës Themelore në Kaçanik.

Një ditë më parë, ishin arrestuar edhe tre të dyshuar të mitur se kishin marrë pjesë në zjarrvënien në objektin e gjykatës.

I dyshuari i tretë është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit.

Lexo po ashtu Ndalohen tre të mitur në Ferizaj, të dyshuar për djegien e objektit të Gjykatës në Kaçanik

“Ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/