Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për arrestimin e një 29-vjeçari që dyshohet për zjarrvënien në objektin e Gjykatës Themelore në Kaçanik.
Një ditë më parë, ishin arrestuar edhe tre të dyshuar të mitur se kishin marrë pjesë në zjarrvënien në objektin e gjykatës.
I dyshuari i tretë është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit.
“Ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/