Telegrafi

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën edhe një person të dyshuar për ndihmë në arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

“Po, para gjysmë ore është arrestuar personi i dytë në Mitrovicë, që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës,” ka deklaruar Preteni.

Kjo vjen pasi të shtunën, një person tjetër është arrestuar për të njëjtën vepër dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e arratisjes së Hajrizit, i cili më pas u vra nga policia serbe pas dyshimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e një polici serb në Loznicë të Serbisë./Telegrafi/