Site icon Telegrafi

Duke i ikur policisë rrokullisen me veturë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se të premten rreth orës 17 e 30, në rrugën e Llapit, në Komunën e Obiliqit, janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Ai ka theksuar për Telegrafin se vozitësi i veturës nuk kishte ndaluar te policët, me ç’rast pas kësaj ishte lokalizuar vetura dhe ishin arrestuar dy persona.

“Pas arrestimit, në vetura janë gjetur sasi të narkotikëve. Personat e dyshuar janë arrestuar në stacionin policor, ndërsa  njësitet policore duke përfshirë edhe ato të antidrogës janë në proces të trajtimit të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version