Një grua ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi të shtunën është goditur nga një kamionetë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Nga lëndimet e marra, gruaja, e cila ishte shtatzënë, ka humbur foshnjën duke abortuar. Raportohet se shoferi i kamionetës nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisk Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari (shoferi) është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim