Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në New York.
Ai tashmë është arrestuar prej forcacve policore amerikane përpara se t’i lexohen akuzat, raporton cnn.
Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet.
Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së.
Trump nuk pritet t’i vendosen prangat, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.
Ndryshe, Trump po akuzohet se e ka paguar 130 mijë dollarë yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, në mënyrë që ajo mos të flet rreth marrëdhënies mes tyre. /Telegrafi/
BREAKING: Donald Trump is now under arrest in New York City ahead of his arraignment in court https://t.co/yRIwzsJUFZ pic.twitter.com/Qd2MhoiXAQ
— CNN International (@cnni) April 4, 2023
BREAKING: Former President Donald Trump waves to the crowd as he arrives at the Manhattan Criminal Courthouse for his arraignment. https://t.co/4pEJuMWIoU pic.twitter.com/pgyyatQXXy
— CBS News (@CBSNews) April 4, 2023