Policia norvegjeze ka njoftuar se djali 27-vjeçar i Princeshës së Kurorës Mette-Marit është arrestuar, ndërsa mediat lokale raportuan se ai kishte shkelur një urdhër ndalimi.
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Hoiby, lindi në vitin 1997 nga një lidhje para martesës së saj në vitin 2001 me Princin e Kurorës Haakon, trashëgimtarin e dukshëm të fronit norvegjez.
Ndërkohë, policia së fundmi ka konfirmuar arrestimin e tij në një deklaratë, pa dhënë më shumë detaje.
Disa media norvegjeze raportuan se Hoiby ishte arrestuar për shkelje të një urdhri ndalimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Hoiby ishte arrestuar më parë më 4 gusht pas një grindjeje gjatë natës në një apartament në Oslo.
Ai akuzohet për lëndim trupor dhe plagosje të një gruaje me të cilën ka qenë në lidhje.
Sipas raporteve të mediave norvegjeze, policia gjeti një thikë të mbërthyer në një nga muret e dhomës së gjumit të gruas në apartament.
Ndërsa tani autoritetet dyshojnë se 27 vjeçari ka kryer krime ndaj tre viktimave të tjera, duke përfshirë abuzimin në familje të dy grave dhe kërcënimet ndaj një personi tjetër.
Hoiby u rrit nga Mette-Marit dhe Haakon së bashku me vëllezërit e motrat e tij – Princesha 20-vjeçare Ingrid Alexandra dhe Princi 18-vjeçar Sverre Magnus – ndryshe nga ata, ai nuk ka asnjë rol zyrtar publik. /Telegrafi/