Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kanosjes ndaj personit zyrtar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
Sipas tij, Zeka për momentin është në mbajtje në polici, duke mos dhënë detaje tjera shtesë.
“Është arrestuar deputeti Milaim Zeka. Është në mbajtje në polici. Arrestimi është bërë për kanosje ndaj personave zyrtarë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/