Telegrafi

Arrestohet deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ai ka thënë se Demaliaj do të mbahet në mbajtje për 48 orë.

Lexo po ashtu Demaliaj: Dyshoj se Elez Blakaj i ka shitur listat e veteranëve në media (Video)

“Është arrestuar deputeti Shkumbin Demaliaj. Arsyeja për shkak të kanosjes ndaj prokurorit Elez Blakaj”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

E gjitha ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtar i Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij.

Lexo po ashtu Demaliaj sulmon rëndë Elez Blakajn: Ai është dezertor, hajn, idiot, rrugaç..., do të merrem privatisht me të

Pas kësaj, deputeti kishte fyer dhe kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj në media. Demaliaj kishte thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj. /Telegrafi/