Site icon Telegrafi

Arrestohet i dënuari me 23 vjet burg

Dy persona përfunduan në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Pastrimi”. Burime zyrtare konfirmuan se janë arrestuar shtetasit Mark Gjoka, 39 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Kristo Biba, 51-vjeç.

Shtetasin Gjoka, Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 23 vite burg, i shpallur fajtor për vjedhje me pasojë vdekjen si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë është dhënë më 17 mars të këtij viti. Shtetasi Biba është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të mos pagimit të taksave dhe tatimeve, dënim i dhënë nga Gjykata më 15 janar të vitit 2014.

Exit mobile version