Një burrë 32-vjeç u arrestua në Londër, pasi e goditi kamarieren e një restoranti me pjatën e mbushur me ushqim – pavarësisht se nuk e provokoi apo bëri ndonjë veprim që do ta nervozonte.
Zahra u sulmua nga klienti i veshur me të zeza gjatë marsit të vitit të kaluar në Stratford të Londrës, transmeton Telegrafi.
Kamerierja tha se burri e kishte sulmuar sepse ajo i kishte thënë se do t’i duhej të lëvizte tavolinat, që fëmija i tij të përdorte një karrige më të lartë.
Kamerat e sigurisë, shfaqin incidentin e vitit të kaluar që ishte bërë virale, ku shihet kamerierja duke iu afruar tavolinës në të cilën gjendej burri me mjekër që e goditi me pjatë në fytyrë.
Pa e ditur se çfarë ndodhi, ajo u largua me shpejtësi nga ai nga frika se mund ta pësojë më rëndë, kurse burri i shoqëruar nga gruaja dhe djali – largohen nga lokali sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/