Site icon Telegrafi

Arrestohet shtetasi i Kosovës i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares në Itali

Autoritetet italiane arrestuan të martën vonë, kosovarin Bujar Fandaj 41-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares Vanessa Ballan.

Mëngjesin e së martës, Fandaj kishte shkuar në shtëpinë e 27-vjeçares dhe e kishte therur shtatë herë me thikë, transmeton Telegrafi.

Nga të dhënat fillestare, viktima rezulton të ketë pasur një lidhje në të kaluarën me 41-vjeçarin. Një histori tashmë e përfunduar, duke pasur parasysh se Vanessa ishte pajtuar me burrin e saj dhe tani ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Fandaj u arrestua në San Vito di Altivole dhe është dërguar në burgun e Trevisos, sipas raportimit të medieve italiane.

Fillimisht mendohej se ai kishte kaluar kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë, dhe kërkimet për të kishin vazhduar për gati 12 orë nga policia.

Nga muaji tetor, Fandaj u denoncua nga Vanessa Ballan dhe bashkëshorti i saj Nicola Scapinello për përndjekje, dhe për këtë arsye ishte nën vëmendjen e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version