Site icon Telegrafi

Arrestohet boksieri që Tyson Fury e ka parashikuar si boksierin më të mirë në botë

Jared Anderson është arrestuar të hënën në Oregon të Ohios. Ai u akuzua për përdorim të një arme zjarri dhe vozitjen e një automjeti ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës, raportoi ESPN. Anderson, me nofkën Big Baby, kaloi tetë orë në burg përpara se të lirohej me kusht prej 7500 dollarësh.

Përfaqësuesi i Anderson nuk pranoi të komentojë mbi situatën. Policia ndaloi Anderson për shpejtësi.

Oficeri ndjeu erën e marihuanës dhe vuri re një shishe të hapur me pije alkoolike. Ai e futi në paraburgim kur kuptoi se boksieri i talentuar kishte pirë alkool. Më pas në makinë u gjet një armë.

Lexo po ashtu Ofrohen më shumë fakte se Tyson Fury nuk e meritoi të fitonte ndaj Ngannout - dëshmi janë 23 sekonda

Anderson renditet në vendin e 15-të në renditjen e peshave të rënda të BoxRec. Ndeshjen e parë profesionale ai e pati në fund të vitit 2019 dhe që atëherë ka zhvilluar 16 ndeshje në të cilat ka fituar 15 herë me nokaut. Ai ende nuk e ka përjetuar humbjen.

Kampioni i WBC-së në peshat e rënda, Tyson Fury  beson se Anderson është kampioni i ardhshëm.

“Jared është i vetmi, ai është kampioni i ardhshëm. E thashë tri vite më parë dhe i qëndroj fjalëve të mia tani. Ai është trashëgimtari i fronit, më mirë besoni”, kishte thënë Fury për Boxing Social për ish-partnerin e tij në sparring. /Telegrafi/

Exit mobile version