Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin rahovecas Anton Jupa.
Kompania e tij është në mesin e disa kompanive vendore që kishin importuar mish nga Belgjika.
Lajmi për arrestimin e Jupës e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.
“Është arrestuar dhe i njëjti do dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Shala për kallxco.com
Në një intervistë e cila do transmetohet ekskluzivisht në KALLXO.com pas disa orësh, Jupa ka mohuar se është përfshirë në skandalin e mishit duke pretenduar se mishi i importuar nga kompania e tij është i sigurt dhe ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe ato të kontrollit nga Agjencioni i Veterinës.