Telegrafi

Arrestohet babai i Stresit, reperi me dedikime në rrjetet sociale

Stresi dhe babai i tij

Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e djeshme në komisariat Sali Lushën.

Shoqërimi i tij është bërë i ditur nga djali, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai ka shkruar në një status në Instagram, ku bën me dije se babai i tij është ndaluar nga policia, pas protestës së djeshme të opozitë para Parlamentit.

Stresi, e quan si të padrejtë shoqërimin e babait në polici, duke shtuar se nuk do ta ulin kurrë kokën dhe do të jetën në çdo protestë të PD-së.

Nuk janë të pakta rastet kur edhe vet Stresi është ndaluar nga policia, ku rasti më i bujshëm është arratisja e tij nga komisariati një vit më parë.

Gjatë protestës së djeshme para parlamentit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve.

Stresi dihet se është shumë i lidhur me babain e tij dhe këtë nuk e ka fshehur as ditën e djeshme me disa postime.