Telegrafi

Arrestohet babai me armën e të cilit djali i tij plagosi vëllain

Një person është arrestuar në fshatin Barilevë të Prishtinës.

Ai është intervistuar nga policia për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën 10 gusht, fëmija i tij është plagosur  nga vëllai i tij – me armën e prindit të tyre, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.