Telegrafi

Arrestohet avokati në Prizren, prezantoi licencën e punës të vëllait të tij

Foto: Arkiv

Një person me profesion avokat, është arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që të njëjtit i kishte skaduar licenca e punës dhe kishte prezantuar dokumentin licencën e punës të vëllait të tij me profesion avokat.

I dyshuari dokumentin e kishte prezantuar brenda në stacion policor, pasi ai kishte shkuar ta përfaqësojë një person të dyshuar për një rast.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/