Berat Lahu, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lahu po kërkohej nga prokuroria e Ferizajt lidhur me rastin e njohur si ‘Brezovica’ shkruan Kallxo.com.
Nga 11 lokacioni të bastisura në Prishtinë e Podujeve në mesin e të kërkuarve ishte edhe Berat Lahu.
Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar 7 persona, ndërsa një person nuk është hasur në shtëpinë e tij.
Asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.
Më datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia.