Policia ka arrestuar Ariel Rrajën, nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.
Sipas bluve, 24-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Policia gjithashtu ka proceduar penalisht babanë e të riut, Flamur Rraja, 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.