Site icon Telegrafi

Arrestohet aktivisti i VV-së, Ardian Huli

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është arrestuar aktivisti i tyre Adrian Huli. Sipas VV-së, Huli është arrestuar derisa ishte duke u kthyer nga Shqipëria.

“Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet Ardian Huli, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike.

Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme. Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës. /Telegrafi/

Exit mobile version