Telegrafi

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi

Pak më parë Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj.

“Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën”, ka shkruar ai, duke shtuar se “Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik”.