Site icon Telegrafi

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi

Vetëvendosje njoftoi të mërkurën se është arrestuar aktivisti Egzon Azemi. Sipas Vetëvendosjes atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga Policia.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje

“Aktivisti Egzon Azemi është arrestuar sot me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij. Atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila po vazhdon t’i ndjekë aktivistët në çdo hap. Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Dikasteri i Qeverisë ‘Pronto’, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah. Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Exit mobile version