Site icon Telegrafi

Arrestohet adoleshenti i tretë për sulmin në koncertet e Taylor Swift në Vjenë

Taylor Swift

Një i dyshuar i tretë është arrestuar në lidhje me një sulm terrorist të parandaluar në koncertet e Taylor Swift në Vjenë, tha ministri i brendshëm austriak.

18-vjeçari irakian mësohet se ka qenë bashkëpunëtor i të dyshuarit kryesor 19-vjeçar, i identifikuar si Beran A, një austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Gerhard Karner, ministri i brendshëm, njoftoi arrestimin më të fundit në një konferencë shtypi në kryeqytetin austriak të premten.

Foto: Getty Images

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka rrëfyer se kishte planifikuar të “vriste sa më shumë njerëz jashtë vendit të koncertit”.

Lexo po ashtu Anulimi i koncerteve - Vjena u ofron fansave të Taylor Swift hyrje falas në klube, ushqim e dhurata

Rreth 20 mijë deri në 35 mijë pritej të mblidheshin jashtë stadiumit Ernst Happel për secilin nga tre koncertet, sipas autoriteteve.

Foto: Getty Images

Deri në 65 mijë u raportua se do të merrnin pjesë brenda.

Tre koncertet e shitura, pjesë e turneut të suksesshëm të Swift “Eras”, u anuluan të mërkurën pas informacionit për sulm terrorist.

Foto: Getty Images

Swift do të performojë në Wembley në Londër gjatë pesë netëve radhazi javën e ardhshme, me të fundit më 20 gusht, duke i dhënë fund turneut të saj evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version