Telegrafi

Arrestohet adoleshenti australian që printoi armën e zjarrit me printer 3D, policia thotë se është një armë plotësisht funksionale

Një adoleshent nga Australia u arrestuar pasi që policia zbuloi se me printerin 3D, ka prodhuar një armë plotësisht funksionale.

Policia në Australi gjeti armën e zjarrit, pasi kishte kryer një bastisje në shtëpinë 18-vjeçarit në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

“Kjo armë zjarri, që duket si lodër, mund të shkaktojë dëme serioze. Është shumë shqetësuese që ky i ri ka arritur ta prodhojë këtë armë zjarri në shtëpi me printer 3D me materiale të lehta”, tha koloneli Blair Smith.

Kjo armë e plastikës mund të shkrep 15 plumba nëse vetëm një herë tërhiqet këmba. E policia australiane thotë se janë nevojitur dy ditë për përpunimin e materialit që kushton më pak se 40 dollarë australianë.

Vitin e kaluar u propozua ndryshimi i ligjit për armë në Australi, ku prodhimi i armëve të zjarrit me printer 3D konsiderohet vepër ilegale.

Sipas ligjeve në fuqi, kushdo që kapet me plane apo manuale për prodhimin e armëve të zjarrit me printer 3D, mund të dënohet deri në 10 vite burg. /Telegrafi/