Policia e Kosovës në Vushtrri ka njoftuar se ka realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
“Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 15.09.2021, ku rreth orës 12:00, në Vushtrri është ndaluar i dyshuari A.D., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 203/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve””, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/