Telegrafi

Arrestohet 53 vjeçari për armëmbajtje pa leje

Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë çojnë në pranga 53 vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë pa leje në banesë. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë 53 vjeçari Hasan Koltraka, banues në fshatin Arras-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

“Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë çojnë në pranga 53 vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë pa leje në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër”, ka njoftuar Policia.

“Arrestimi i tij, u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete”.
Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale . /Telegrafi/