Telegrafi

Arrestohet 49 vjeçari në Mitrovicë, pasi pengoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës

Foto: Ilustrim

Në orët e mesnatës, Policia Rajonale në Mitrovicë ka arrestuar një person me inicialet A.J, 49 vjeçar, i dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit  është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’ rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare . Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit  të dyshuarit  A. J. 49 vjeçar, i është  shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. /Telegrafi/