Në orët e mesnatës, Policia Rajonale në Mitrovicë ka arrestuar një person me inicialet A.J, 49 vjeçar, i dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’ rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare . Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit A. J. 49 vjeçar, i është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. /Telegrafi/