Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Izniq të Deçanit, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë konfiskuar edhe armë e municion.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e sotme, transmeton Telegrafi.
Në njoftim thuhet se ” më datë 17.11.2021, Stacioni Policor në Deçan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), kanë ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Izniq-Deçan tek personi i dyshuar Z.Q. lindur me 1978, mashkull/Kosovar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se gjatë bastisjes tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar:
• një (1) armë automatike AK47
• tre (3) karikator të armës AK47
• nëntëdhjetë (90) fishekё cal. 7.62x 39 mm
• një (1) thikë
• njё (1) telefon celular
Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh. /Telegrafi/