Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 13:30.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/