Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 38 vjeçar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ekspozuar një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, transmeton Telegrafi.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, një person i dyshuar kishte ekspozuar një armë zjarri. Ndërkohë që policia ka pranuar informatën, ka lokalizuar të dyshuarin dhe të njëjtin e ka arrestuar, me ç’ rast ka sekuestruar; një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, si dhe tetë copë fishek të kalibrit 7.62 mm”, njofton Policia.
Tutje në njoftim thuhet se të dyshuarin; J. E, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej. /Telegrafi/