Site icon Telegrafi

Arrestohet 36 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim nga Policia për falsifikimin të parasë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36 vjecar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim nga Policia për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Policia bën të ditur se ai ishte i dënuar më 35 ditë burgim, transmeton Telegrafi.

“Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një person me inicialet: P.L ( M/K), 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’, me dënim burgimi prej 35 ditë”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version