Një person është arrestuar këtë të diel, si i dyshuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur ditë më parë në Fushë Kosovë.
Policia njofton se i dyshuari është XH.M, 36-vjeçar.
I njëjti është arrestuar nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëtin rast hetuesit kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre. /Telegrafi/