Site icon Telegrafi

Arrestohet 33-vjeçari në Viti për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar në Viti, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia njofton se për të njëjtin ka pranuar informata se posedon armë zjarri.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionale se personi i dyshuar shtetas kosovar, shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.

“Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të njëjtin e ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor. Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova të mjaftueshme se i njëjti posedon një armë zjarri”.

Tutje, bëhet e ditur se Njësia e Hetimeve në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij, ka gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi.

“Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë”, thuhet tutje në njoftim.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt,  ndërsa rasti do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”./Telegrafi/

Exit mobile version