Policia e ka arrestuar P.R dhe e ka dërguar në vuajtje të dënimit pasi ishte i dënuar për ‘lëndim të rëndë trupor’ me burgim prej tre vjetëve.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar 33-vjeçarin në Skenderaj.
“Policia në Skenderaj me datën 24.08.2023 rreth orës 15:30, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor””, njofton Policia e Kosovës.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari P.R., 33 vjeçar është dërguar në vuajte te dënimit prej tri (3) viteve burg”, ka njoftuar tutje Policia./Telegrafi/