Site icon Telegrafi

Arrestohet 31 vjeçari në Durrës – sekuestrohen kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatorë

Foto: Ilustrim

Një person me inicialet E.Gj, 31 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se kishte fshehur në banesë, armë dhe municion.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, në fshatin Ishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version