Site icon Telegrafi

Arrestohet 30-vjeçari në Vushtrri, i kërkuar nga gjykata për dy vepra penale

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën mbrëma në Vushtrri, pasi për të njëjtin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.

Policia njofton se i dyshuari 30-vjeçar me inicialet F.S., po kërkohej për veprat penale “Kanosje” dhe “Vjedhje e pyllit”.

“Në orët e mbrëmjes së datës 08 qershor 2022, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në një pikë kontrolli në Vushtrri, ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente”.

“Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. S., 30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për vepra  penale ‘Kanosje’ dhe ‘Vjedhje pylli’”, thuhet në komunikatën për media.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version